SHOWBIZ

Njeriu që u rikthye nga vdekja tregon eksperiencën e tij: Isha i ndarë nga trupi im…

Kevin Hill një 55-vjeçar ka treguar eksperiencën e tij, ku sipas tij u rikthye nga vdekja gjatë një ndërhyrje nga mjekët në spital.

Zemra e 55-vjeçarit ndaloi në spital ndërsa po trajtohej për alcifilaksi, një sëmundje serioze, e pazakontë në të cilën kalciumi grumbullohet në enët e vogla të gjakut të indeve yndyrore dhe të lëkurës.

Kevin, një shkrimtar nga Derby, Angli tha: Unë nuk po shikoja trupin tim nga poshtë, por isha i ndarë nga trupi im. Isha sikur të isha në sferën shpirtërore, isha i vetëdijshëm për atë që po ndodhte, por kisha aq shumë paqe. E dija që isha i gjakosur dhe që ishte serioze. Stafi hynte dhe dilte vazhdimisht për të ndaluar gjakderdhjen.

Kevin thotë se lëkura e tij e vdekur, e cila u shkaktua nga flluska, filloi të hante lëkurën e tij të gjallë, duke i shkaktuar atij dhimbje të vazhdueshme dhe torturuese. Përkundër të gjitha gjasave, ai u shërua plotësisht dhe u quajt “njeriu mrekulli” nga mjekët. Kevin tregonte si i shikonte mjekët duke u përpjekur ta shpëtonin atë nga mënjanë.

 “E dija që kisha vdekur. Isha i ndarë nga trupi im. Pastaj thjesht shkova për të fjetur dhe u zgjova, i gjallë dhe gjakderdhja ishte ndalur. E dija se nuk ishte koha ime për të vdekur. Situata më ka bërë të rifokusoj prioritetet e mia. Kur dola nga spitali atmosfera ime familjare ndryshoi shumë, jam bërë me elastik”, është shprehur Kevin.

Në verën e vitit 2021, këmbët e Kevinit filluan të fryhen sepse po mblidhnion shumë ujë. Ai përfundoi në Spitalin Mbretëror Derby dhe qëndroi aty rreth 1 vit.

“Më dhanë ilaçe për të hequr qafe mbajtjen e ujit. Pasi kaloi gjithçka, më thanë se kisha humbur 65 kg peshë uji”, ka treguar Kevin.

Mbajtja e ujit u shkaktua nga valvula e zemrës së Kevinit që kishte dy pjesë në vend të tre. Kevin kishte një operacion të valvulës së zemrës në janar 2022.

Ai tha: Pas operacionit tim u diagnostikova me kalcifilaksi. Kjo është një gjendje e rrallë me të cilën diagnostikohet vetëm një në pesë persona.

Pasi u shërua plotësisht, Kevin tani është kthyer në shtëpi me gruan e tij Camille Hill, 52 vjeç.

Jam në fazën e fundit të rikuperimit. Në këmbën time të djathtë, kam ende pak dhimbje, por jo si dhimbja e dikurshme që qaja me orë të tëra”, ka përfunduar Kevin.

 


Top Channel

Banner

Related posts

Dafina dhe Ylli po mbajnë një sekret për ndjekësit

admin

Këngëtari maroken Saad Lamjarred dënohet me gjashtë vjet burg për përdhunim

admin

Ledri flet për kërkesat e fansave

admin

Leave a Comment