AKTUALE

Bekteshi: Besoj se vitin do ta përfundojmë me inflacion prej 7.1%

Sa i përket inflacionit, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, tha se nga dhjetori i vitit 2021 deri në 1 mars të vitit 2022, RMV ka pasur çmime të ngrira ku një pjesë e kompanive kanë gjeneruar humbje, por jo humb je të mëdha të cilat më së voni i kanë kompensuar, për shkak se kishte lëvizje shumë të mëdha në tregjet e lëndëve të para.

“Dhe, duke u bazuar në atë se çmimet kanë qenë të ngrira në muajt të cilat i theksova dhe krahasimi i inflacionit mujor bëhet me muajin e vitit paraprak, andaj në dhjetor kishim inflacion 19% e cila kryesisht gjeneroheshe nga çmimet e produkteve ushqimore që kanë qenë të ngrira aso kohe. E njëjta ka ndodhur në janar dhe në shkurt dhe tani më vetëm se ka filluar rënia e inflacionit”, tha Bekteshi.

Trendi, sipas ministrit është në rënia dhe shpreson dhe është i bindur se viti do të përfundojë me inflacion më të vogël se 7.1%.

“Nëse na ndihmon edhe lëvizja e tregjeve mendoj se do të jetë më e ulët se kaq”, u shpreh Bekteshi.

Banner

Related posts

Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare

Gjyla Halili

171 gjoba në Shkup, 18 për ngasje të makinës në gjendje të dehur

Gjyla Halili

LAJM I FUNDIT: ASH E TARAVARIT NDAHET NGA VLEN

Gjyla Halili

Leave a Comment