AKTUALE

Perspektiva europiane e Maqedonisë së Veriut dhe rajonit, temë kryesore e takimit Grubi – Alexander Soros

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka realizuar sot një takim me filantropin amerikan dhe Zëvendës presidentin e fondacionit “Shoqëri e Hapur” në Maqedoninë e Veriut, z. Alexander Soros.

Ai përmes një postimi në faqen e tij në rrjetin social Facebook ka shpërndarë disa fotografi nga takimi i sotëm që ka pasur në fokus të bisedës situatën aktuale politike, perspektivën europiane të Maqedonisë së Veriut dhe mbarë rajonit.

“Bashkëbisedim miqësor mbi situatën aktuale politike, perspektivën europiane të vendit dhe mbarë rajonit me filantropin amerikan dhe Zëvendës presidentin e Fondacionit “Shoqëri e Hapur”, z. Alexander Soros” – ka shkruar Grubi.

Klikoni në linkun e mëposhtëm për të parë postimin e Zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi

https://www.facebook.com/ArtanGrubi/posts/pfbid02JPfwWNDcKAkuZVxTHpV8nZGztjPjK5qqDWcGG7rNT6vuitzFZGD6UnbdTEhW36rql

 

Banner

Related posts

Aksidentohet autobusi me targa shqiptare në Kroaci, disa të plagosur

admin

VLEN: Në Qeverinë e ardhshme ne jemi garanca për ndryshimet kushtetuese

Gjyla Halili

Gashi: Nuk guxon të ketë qeveri pa VLEN-in

Gjyla Halili

Leave a Comment