SPORT

Trepça ’89 kthehet me tri pikë tejet të rëndësishme nga Skenderaj

Trepça ’89 është kthyer me tri pikë tepër të rëndësishme nga udhëtimi në Skenderaj, ku ka fituar me rezultat 2:1 ndaj rivalit të drejtpërdrejtë për ekzistencë, Drenicës.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte e barabartë, me të dyja skuadrat që patën rastet e veta dhe shënuan nga një gol.

Të parët në epërsi kaluan vendasit me anë të të Armando Lopes da Silva (7’), i cili shënoi për 1-0, ndërsa Shkëlqen Lushtaku shënoi autogol për barazimin 1-1.

Në pjesën e dytë, mysafirët ishin më konkretë duke konkretizuar një rast, për golin e fitores, ndërsa Drenica shpërdoroi disa raste.

Goli i vetëm në këtë pjesë u shënua në minutën e 60-të me anë të Rilind Namanit, i cili shënoi për 1-2 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Trepça ’89 renditet në pozitën e shtatë më 26 pikë, teksa Drenica renditet e fundit me 23 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Trepça ’89 e pret Ferizajn, ndërsa Drenica udheton te Dukagjini.

Related posts

Dukagjini “rehatohet” në mesin e tabelës

admin

Atletikë/ Një suedez bëhet ‘Mbreti’ i kërcimit me shkop, vendos rekord të ri botëror

admin

Pau Gasol mbi “çështjen Rubiales”: Skenë e turpshme, u irritova

admin

Leave a Comment