SHOWBIZ

Ja se kur do të publikohet pjesa e dytë e dokumentarit mbi jetën e Georgina Rodriguez

Netflix ka njoftuar së fundmi se pjesa e dytë i “I am Georgina” për jetën e influencueses dhe partneres së Cristiano Ronaldos, do të ketë premierën më 24 mars.

“I am Georgina 2” shënon rikthimin në ekran të modeles, nënës dhe biznesmenes, e cila këtë herë do të tregojë për jetën në Jaca, ku është rritur si fëmijë e deri në pjesëmarrjen në “Grammy Latine”.

Ajo po ashtu në këtë dokumentar do të trajtojë edhe lindjen e binjakëve dhe vdekjen e njërit prej tyre. Në kopertinën e këtij dokumentari, Georgina shfaqet duke mbajtur në duar gjëra të ndryshme, e madje edhe një top futbolli.

“I am Georgina” është një reality show i prodhuar nga Komodo Studio për Netflix dhe në sezonin e tij të parë, i publikuar në janar 2022, ishte ndër 10 programet më të ndjekura në 62 vende, me 80 milionë orë të ndjekura në 28 ditët e para.

Në edicionin e parë të shfaqjes, Georgina kishte folur më shumë rreth takimit të parë me Ronaldo-n, njohjes e po ashtu edhe për vitet e vështira që kanë kaluar së bashku.

Rikujtojmë, se së fundmi, Cristiano Ronaldo ka mohuar akuzat se ka tradhtuar Georgina Rodriguez me një influencuese venezuelas, duke i quajtur pretendimet të rreme. Blogerja, e cila quhet Georgilaya, ka bërë akuza pesë herë ndaj fituesit të “Topit të Artë” në rrjetet sociale. Ajo pretendon se ka fjetur me superyllin portugez në mars 2022.


Top Channel

Related posts

Si e kupton Paracetamoli ku është dhimbja

admin

‘Katër ditë punë’, 61 biznese kyejnë testin/ Rezultati: Punojës më të lumtur dhe produktivë

admin

Vedati “tregoi” nëse janë ndarë Andi dhe Gresa

admin

Leave a Comment