AKTUALE

Zgjedhjet Tuz/ Kongresmenia amerikane thirrje për të vlerësuar votën e Diasporës

Nesër Mali i Zi mban zgjedhjet lokale për komunën e Tuzit, ku të drejtën e votës e kanë 12.290 votues. Votues të cilëve pritet tu bashkohen edhe 1 mijë shqiptarë të Amerikës të cilët kanë udhëtuar drejt Tuzit për të ushtruar të drejtën e tyre. Për të pasur një proces të paqtë votimi dhe për të respektuar votën e shqiptarëve Kongresmenia Lisa McClain i ka drejtuar një letër publike sekretarit të shtetit Anthony Blinken. McClain i ka kërkuar ndihmë për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme në Mal të Zi. Duke përmendur incidente të ndodhura më herët McClain shkruan se qytetarët amerikanë që hyjnë në vend për të votuar në zgjedhje duhet të lejohen të shprehin të drejtën e tyre për të votuar pa asnjë presion dhe frikësim nga qeveria malazeze dhe shërbimet e saj të sigurisë. Ndër të tjera ajo i kërkon Blinken që Ambasada Amerikane në Podgoricë të mbikëqyrë procesin dhe të vendos një linjë të hapur komunikimi ndërmjet ambasadës dhe qytetarëve amerikanë.

Letrën e McClain e ka bërë publike kryetari i shoqatës Jehona e Malësisë Vilson Sinishtaj i cili ka shprehur mirënjohjen edhe në emër të komunitetit për mbështetjen direkte që vazhdimisht ajo i jep çështjes shqiptare.

“Kjo letër është vetëm një shembull nga mbështetja që kemi marrë për garancinë e zgjedhjeve të lira në komunën e Tuzit por edhe për mbështetje të shqiptarëve nën Mal të Zi dhe rajon. Kjo letër po ashtu dëshmon se shqiptarët në kërkim të të drejtave që ju takojnë kanë mbështetjen e miqve më të mirë të popullit tonë, popullit dhe politikës amerikane” shkruan Sinishtaj.

Related posts

Janë paguar 203,3 milionë denarë mbështetje shtesë për 1955 ekonomi bujqësore për mollë të shitura

Gjyla Halili

Paralajmëron ndryshime në kabinet?/ “Do të forcojmë rolin e zv.ministrave”, Rama: Riorganizim të procesit qeverisës, në funksion të…

admin

Kryetari i Lidhjes Shqiptare në Botë Nazmi Jakurti dhe filantropi tetovarë Lazim Destani në vizitë tre ditore në Zagrep të Kroacisë

Gjyla Halili

Leave a Comment