SHQIPËRI

Debati maratonë “McGonigal”/ Opozita kërkon komision hetimor, Rama: PD mori para ruse sipas CIA-s

Me aktakuzën amerikane në dorë ku emri i tij përmendet 14 here Edi Rama u shfaq në Parlament për tu përballur për hëre te pare me akuzat e opozitës për çështjen McGonigal.

“Në gjithë rreshtat e aktakuzës nuk ka asnjë akuze dhe asnjë të dhënë tjetër përveç raportimit korrekt te takimeve te mia me zyrtarin e larte amerikan apo faktit te vërtetë qe ai ka folur me mua  per rrezikun rus.”– tha Edi Rama.

Por, përgjigjet e kryeministrit nuk bindën Sali Berishën.

Je në hetim ke kryer krim, sa do të mbajë imuniteti diplomatik se dimë por do bëjmë gjithçka me ta heq.”– tha Berisha.

Edi Rama pranoi takimet me ish-zyrtarin amerikan, por këmbënguli qe nuk ka asnjë fakt që e implikon në krim.

“Është shumë e vërtetë që jemi takuar dhe që ish-agjenti i FBI më ka thënë që të jemi  të kujdesshëm me shoqëritë ruse që mund të përdorin të tjerë për të hyrë në sektorin e naftës, po ku është kompromentimi dhe krimi këtu?”– tha Edi Rama.

Ju jo vetëm qe shtroheshit, por bënit dhe favore jepnit dhe licenca, Pa marrë përgjigje, Shqipëria do ketë vetëm kaos.”- tha Berisha.

Edi Rama mohoi të ketë gisht në skandalin e financimit rus te Partisë Demokratike ndryshe nga sa beson opozita.

“Është e pashembullt që një kryeministër të vërë në dispozicion shtetin e tij kundër pluralizimit dhe opozitës.”-tha Berisha.

“Në raportin e CIA thuhet se PD ka marrë para ruse. Unë dhe zyra ime nuk ishim asnjë informacion, veç atyre të dala në media, po ti kishim ju mendonit qe do i mbanin, për çfarë për të mbrojtur Lulin?”– tha Rama.

Lulzim Basha shënoi mungesën e radhës në Parlament, ndërsa Edi Rama u largua duke lënë shumë pyetje te opozitës pa përgjigje. Enigme mbeti edhe emri i non gratës se radhës, i cili sipas parashikimeve te Kryeministrit gjendet mes opozitareve.

“Suksese në jetë dhe deri atëherë kujdesuni se byrektorja vazhdon punën, gjiza ka arritur dhe okllai po shtron burimin tjetër për tavën që pret të hyje në furrën e rindezur, personin në fjale do ta shihni vete.”- tha Rama.


Top Channel

Related posts

Dështon mbledhja e komisionit ku pritej të raportonte inspektori i AKI-së

admin

“PS jeton në Mars”/ Spahiu: Po e fut në kurth PD-në me përjashtimet, i nxit që të dalin në rrugë

admin

Aksidenti tragjik në Tepelenë, këta janë katër viktimat – dalin detaje të reja

Gjyla Halili

Leave a Comment