AKTUALE

Nik Gjeloshaj:Zhvillojmë në çdo cep të Malësisë

📣 Vazhdon puna në përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe valorizimin e zonave malore në komunën tonë.

✅ Ndërhyrja e radhës e Komunës së Tuzit është ajo në aksin rrugor Ura e Urrelës (Ura e Nikë Prëlocit) deri te Kisha në Traboin, si dhe nga kthesa në Skorraq deri te shkolla fillore ,,Bashkimi”, me gjatësi prej 7km, gjerësi 5.5m, e cila jo vetëm që përmirëson ndjeshëm lëvizjen e banorëve të kësaj zone, por edhe i jep jetë dhe gjallëri zonës malore, duke e bërë kështu potencial turistik.

📌Komuna sot është pasqyrë e punës dhe aftësive tona për ta transformuar për të mirë atë në çdo aspekt e në çdo drejtim, u shpreh kryetari i Komunës, Gjeloshaj në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, duke shtuar më tej se po e vërtetojnë edhe një herë përkushtimin dhe dedikimin e tyre në transformim e Malësisë në çdo aspekt e në çdo zonë. Ai vazhdoi me premtimin se puna për zhvillimin e saj do të vazhdojë edhe në të ardhmen, derisa zona të fitojë pamjen që meriton.

Banner

Related posts

Në Ohër sot do të votojnë 239, ndërsa në Debërcë 34 persona të moshuar dhe të pafuqishëm

Gjyla Halili

Mexhiti: Nuk duam t’i ndodhë BDI-së ajo që i ka ndodhur PPD-së dhe PDSH-së

admin

Shtrenjtimi i rrymës, Bekteshi: S’do të ketë rritje të çmimit

admin

Leave a Comment