KOSOVË

Shkon në 38 numri i të vdekurëve në Greqi

Përplasja e dy trenave mbrëmjen e vonë të së martës në Tempi po kthehet në një tragjedi kombëtare, ku numri i të vdekurve ka shkuar në 38 , ndërsa 85 të plagosur , nga të cilët 66 të shtruar në spital (gjashtë në Repartin e Kujdesit Intensiv).

Megjithatë, ekziston frika se numri i të vdekurve do të rritet pasi disa persona janë bllokuar në vagonët e parë të trenit të pasagjerëve , ku po zhvillohen operacionet e shpëtimit. 

Treni i pasagjerëve që shkonte drejt Selanikut u përplas kokë më kokë me një tren tregtar që po shkonte në drejtim të kundërt.

Dy trenat – në rrethana të panjohura – lëviznin në të njëjtën linjë, gjë që çoi në përplasjen e ashpër.

Aktualisht ka shumë pyetje pa përgjigje për koordinimin e organeve kompetente në momentin e aksidentit , duke nxjerrë në pah – në mënyrën më tragjike – çështjen e funksionimit të përgjithshëm të rrjeteve hekurudhore në vend, raporton Kathimerini.

Banner

Related posts

Kurti u shpreh ngushëllimet familjeve të viktimave nga masakra e djeshme në Beograd

admin

Nuk mundesh me i rrejt ata që i ke rrejt para dy vjetësh, janë mbush mend me e ditë kush është Kurti

admin

Mali i Zi refuzon ta ekstradojë një ish-kolonel të FSB-së në Rusi

admin

Leave a Comment