KOSOVË

Pas takimit me Vjosa Osmanin, Rama takohet me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën

Pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po mban një takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën. Takimi i Konjufcës me Ramën ka filluar prej disa minutash, ndërsa nuk dihet end nëse në fund të këtij takimit do të ketë takim edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Presidentja  e Kosovës, Vjosa Osmani, në fund të takimit tha se me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën gjatë takimit kanë diskutuar për proceset e ardhshme në agjendën ndërkombëtare, siç tha ajo me fokus në Samitin e NATO-s dhe Samitin e Procesit të Berlinit.

“Forcimi i mëtejmë i bashkëpunimit në mes të dy shteteve tona është në të mirë të qytetarëve tanë dhe në të mirë të së ardhmes sonë të përbashkët euroatlantike”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj Facebook.

Në takim me Ramën e Osmanin ishte edhe ambasadori amerikan, Jefrrey Hovenier, mirëpo i njëjti nuk u prononcua për media pas përfundimit të takimi./21Media

The post Pas takimit me Vjosa Osmanin, Rama takohet me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën first appeared on TV21.

Banner

Related posts

Tragjedi në plazhin e Shqipërisë, mbyten babai dhe 2 djemtë e tij të mitur

admin

Besoj se nuk e ka harruar Kanunin, as hasmi nuk nxirret nga shtëpia pa mbaruar fjalën

admin

Gjendet pa shenja jete një burrë në lokalin e tij

admin

Leave a Comment