SHQIPËRI

Aksidenti tragjik në Greqi, Rama: Ndjejmë dhimbjen e fqinjëve tanë të dashur

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllime për viktimat e aksidentit të ndodhur në Greqi.

“Sa keq të dëgjosh për humbjen e jetëve dhe shumë të plagosur në aksidentin tragjik të natës së fundit në Greqi! Ne ndjejmë dhimbjen e fqinjëve tanë të dashur në një kohë kaq të rëndë për kombin e tyre dhe i bashkohemi në lutjet e tyre dhe në ngushëllimet për familjet e viktimave”, shkruan Rama.

Greqia është shokuar nga një prej aksidenteve më të mëdha hekurudhore në historinë e saj. Një tren pasagjerësh me 350 udhëtarë është përplasur me një tren mallrash në luginën e Tembit pranë Larisës.

Si pasojë 36 persona kanë gjetur vdekjen dhe 85 janë plagosur, prej të cilëve 25 ndodhen në gjendje kritike. 270 të tjerë janë transportuar me autobusë në Selanik.


Top Channel

Banner

Related posts

Rama vijon takimet informuese për rritjen e pagës minimale: Mesatarja do të shkojë deri në 85 mijë lekë, punonjësit s’janë lodra e sipërmarrësve

admin

Berisha në seli për mbledhjen me grupin, Meta i shkon në zyrë

admin

15-vjetori i Kosovës, ​Begaj vizitë zyrtare: Rrugëtimi ynë është përpara

admin

Leave a Comment