SPORT

Manchester United fiton trofe pas gjashtë vitesh

Manchester United feston trofeun e parë të epokës “Erik Ten Hag”.

“Djajtë e Kuq” triumfuan në finalen e Carabao Cup përballë Newcastle United, të cilin e mposhtëm pastër 2-0. Golat u shënuan në pjesën e parë nga Casemiro dhe Rashford.

Për United ky është suksesi i gjashtë në histori në këtë kompeticion. Vetëm Liverpooli (9) dhe Manchester City (8) e kanë fituar më shumë Carabao Cup.

Për herë të fundit e kishte fituar gjashtë vjet më parë. Po kaq vjet kishin “Djajtë e Kuq” pa fituar një trofe.

Manchester United kalon në epërsi në minutën e 33-të në finalen e Carabao Cup, në Wembley. “Djajtë e Kuq” fituan një goditje të lirë në një pozicion të rrezikshëm nga krahu i majtë i sulmit.

Show krosoi topin për Casemiron në qendër, me brazilianin që bën më të mirën, duke e dërguar topin pas shpinës së Karius.

Vetëm pak minuta më vonë, një kundërsulm i shpejtë i futbollistëve të United përmbyllet me gol nga Rashford, I ndihmuar edhe nga devijim i mbrojtësit.

Related posts

Prishtina i mëson kundërshtarët e grupit në Ligën e Kampionëve

admin

Paraqitja fantastike në kualifikueset e Europianit, ja me sa vende është ngjitur Shqipëria në renditjen e FIFA-s

admin

Synohet ylli tjetër i Serie A, gati 50 milionë euro

admin

Leave a Comment