SHQIPËRI

Një vit luftë në Ukrainë, Rama mesazh nga Hiroshima: Të luash sot me fjalën bombë atomike sikur flet për kukulla është vërtet një turp i civilizimit tonë

Kryeministri Edi Rama mesazh në një vjetorin e luftës në Ukrainë.

“Ishin të shumtë ata që menduan se pushtimi rus i Ukrainës do të ishte çështje ditësh por ja ku jemi sot, 1 vit rezistencë, arritje, nën lidershipin guximtar të presidentit Zelensky.

Me mbështetjen e botës demokratike dhe tanimë është e qartë se e gjithë Rusia nuk mund ta fitojë luftën. Ja ku jemi këtu, dëshiroj të shtoj që kam nderin ta bëj këtë mesazh këtu nga Hiroshima pas një momenti të gjatë dhe jashtëzakonisht të veçantë nderimi në memorialin e të zhdukurve nga goditja e bombës atomike dhe pastaj në muzeun e tmerreve të bombës atomike.

Shtoj që të luash sot me fjalën bombë atomike sikur flet për kukulla është vërtet një turp i civilizimit tonë dhe kjo e bën edhe më të rëndësishme mbështetjen për Ukrainën, aleancën e të gjitha vendeve demokratike dhe mbi të gjitha vendosmërinë e secilit që ka respekt për lirinë, vlerat e demokracisë në mënyrë që e shkuara të mbetet e shkuar dhe çdo përpjekje të dështojë”, tha Rama.


Top Channel

Related posts

Video e Vuçiq në dasmën e djalit të Sheshelit, me këngë që lavdërojnë Pavle Gjurishiqin i cili kreu krime kundër myslimanëve në Bosnjë e Sanxhak

admin

Zhvillime të reja në Maqedoni, BDI merr një vendim për dorëheqjen e ministrave

admin

Sulmi në shkollën Bosnjës: Plagoset djali i ish-deputetit boshnjak

admin

Leave a Comment