SHQIPËRI

Berisha komenton Ahmetajn: Ish-ministri implikoi edhe kryebashkiakun e Tiranës

Ish-kryeministri Berisha tha sot në konferencën e shtypit se Arben Ahmetaj implikoi në mega-aferën e inceneratorëve edhe kryebashkiakun Erion Veliaj.

“Arben Ahmetaj, në intervistën e dhënë ia numëroi ku e meritonte Erion Veliajt. Dhe aty Arben Ahmetaj ka të drejtë. Jua them unë ku ka të drejtë dhe ku nuk ka të drejtë. Sepse ai vetë del tani para jush dhe ju thotë se nuk ka firmosur për Elbasanit, nuk ka firmosur për Tiranën, nuk ka firmosur për Fierin. Për Tiranën, i sigurt që nuk ka firmosur. Për Elbasanin, sado që është thënë për Shkëlqim Canin që nuk ka firmosur, por rezulton që ka firmosur. Pra, edhe këtu, ky që e quajmë ‘tigri i korrupsionit’, nuk ka vënë firmën.

Por nuk ka diskutim që Erion Veliaj, nga ana ligjore, pas Edi Ramës, është njeriu me ligj, më kryesor. Sepse djegësi i Tiranës ishte 120 milionë euro“, u shpreh Berisha.

Arben Ahmetaj është akuzuar si personi kyç i aferës së inceneratorëve, por u shpëtua nga dy prokurorët Ened Nakuçi dhe Klodian Braho.


Top Channel

Banner

Related posts

Gjendet i vrarë 26-vjeçari shqiptar në Kanada

admin

Financimet nga kompanitë ruse/ Klotilda Bushka: Kryemadhi të japë sqarime mos të sulmojë mediat

admin

Moment i sikletshëm për Vuçiqin, përshëndet njerëzit me dorë por askush nuk reagon

admin

Leave a Comment