SPORT

Drogba i thur elozhe këtij futbollisti

Banner

Kylian Mbappe tashmë konsiderohet si një ndër “diamantet” më të çmuar në botën e futbollit. Sulmuesi francez është i aftë të shënojë gola përcaktues dhe të mbajë mbi “supe” skuadrën e tij, në momente të vështira.

Vlerësimet për 24-vjeçarin nuk kanë të mbaruar dhe ditën e sotme, “elozhe” për sulmuesin francez ka thurur edhe ish-sulmuesi i Chelseas, nga Bregu i Fildishtë, Didier Drogba, i cili është shprehur me plot bindje se Mbappe, mund të jetë pika “kyçe” nëse PSG arrin të mundë në Gjermani, Bayernin.

“Unë e konsideroj atë të qëndrueshëm. Fjalët e tij nuk përputhen me veprat e tij, por sipas mendimit tim, ai është lojtari sulmues më i qëndrueshëm në botë. Me të, PSG mund të eliminojnë Bayernin”, është shprehur Drogba.

Ndërkaq, kujtojmë se Didier Drogba është një nga të paktët lojtarë që kanë ndëshkuar “bavarezët” në shtëpinë e tyre, ku me atë gol me kokë në minutën e 91-të, në finalen e UEFA Champions League, të vitit 2012, finale që u fitua më pas nga “blutë” e Londrës, pas goditjes së penalltive.

Banner

Related posts

Euro 2024/ ‘Shqipëri unë ty të kam nanë, ti djalë më ke! Fitore! Fitore!’ Qindra tifozë nga Kosova drejt Tiranës të mbështesin kombëtaren përballë Polonisë

admin

Kupa e Kosovës: Po zhvillohet superndeshje mes Trepçës dhe Prishtinës, rezultati pas pjesës së parë

admin

PSG mposhtë Marseillen në derbin francez

admin

Leave a Comment