SHQIPËRI

Tabaku kërkon shfuqizimin e ligjit për “Investitorët strategjikë”: Përfitojnë oligarkët rusë

Propozimi i deputetes Jorida Tabaku për shfuqizimin e projektligjit të “Investitorëve Strategjikë” po diskutohet sot në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese Tregtinë dhe Mjedisin.

Gjatë prezantimit të projektligjit, deputetja e PD-së, Tabaku u shpreh se Ligji i Investimeve Strategjike nuk ka kontribuar për mirë në ekonominë dhe vendin tonë.

Ajo sqaroi se Investimet Strategjike janë përfituar nga një grup i vogël biznesmenësh që nuk kanë ofruar ndonjë vlerë të shtuar në ekonominë shqiptare.

Sipas deputetes, përfitues nga investimet strategjike janë dhe persona si oligarkët rus.

“Nga ky ligj kanë përfituar dhe oligarku rus Deripaska, që fshihet si një investitor strategjik për luleshtrydhe në zonën e qarkut Fier. Kjo më duket e papranueshme”, u shpreh deputetja Tabaku, e cila shtoi se kërkon të shohë edhe vullnetin politik të kësaj mazhorance.

“Kam kërkuar përfundimin e ligjit të investimeve strategjike për 1 janarin 2023. Nëse kjo mazhorancë ka vullnetin të aprovojë projektligjin që kërkon ndalimin e investimeve strategjike jam e gatshme që të dakordësohem që data e fundit e pranimit të ofertave të jetë 1 mars 2023. Por a është kjo mazhorancë gati? A ka vullnet politik?”, tha ajo.

Tabaku prezantoi në Kuvendin e Shqipërisë në 8 dhjetor 2022 një paketë ligjesh dhe ndryshimesh ligjore për të luftuar korrupsionin. Propozimet janë duke u diskutuar në komisionet parlamentare.


Top Channel

Banner

Related posts

Shpërthen zjarr i madh në urën e hekurudhës në Shkup

admin

“Herën e parë më ngacmoi, të dytën shkova me dëshirë”, zbardhet dëshmia e Almës

admin

Kapen 160 kg kokainë në portin e Selanikut, dyshohet se destinacioni ishte Shkupi

admin

Leave a Comment