SHQIPËRI

19 vjeçari bëhet për spital pasi bie nga kati i dytë i hotelit

Një 19-vjeçar në Ksamil fatmirësisht i ka mbijetuar më së keqes në mëngjesin e hershëm të së mërkurës.

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se ai ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i hotelit ku po qëndronte dhe pas intervenimit është dërguar në Spitalin e Traumës ku edhe po qëndron aktualisht.

Sipas policisë i riu është jashtë rrezikut për jetë.

“Rreth orës 03:00, të mëngjesit të sotëm, Stacioni i Policisë Livadhja është njoftuar se ka shkuar për të marrë mjekim në spitalin e Sarandës, shtetasi A. H., 19 vjeç, i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i një resorti për pushime, në Ksamil. 19-vjeçari është transportuar në Spitalin e Traumës, ku po merr asistencë të specializuar mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën”, ka njoftuar policia.

Banner

Related posts

Veliaj inspekton punimet në shkollën 9-vjeçare “Musine Kokalari”: Shtojmë kapacitetin dhe një palestër të re

admin

Veliaj: Fushata jonë moderne, jo me sharje e ndotje

admin

Kujt i përket Partia Demokratike? Gjykata e Apelit vendos më 3 mars fatin e vulës

admin

Leave a Comment