AKTUALE

Universiteti i Tetovës nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Komisionin e letrave me vlerë

Universiteti i Tetovës dhe Komisioni i letrave me vlerë i Republikës së Maqedonisë së Veriut nënshkruan memorandum bashkëpunimi. Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i UT-së, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti dhe Kryetarja e këtij komisioni, Mr. Sc. Nora Aliti.
Në përputhje me këtë Memorandum do të bëhet bashkëpunim afatgjatë i partneritetit midis dy palëve, në edukimin profesional dhe joformal për studentët e Fakultetit Ekonomik. Rëndësi do t’i kushtohet procesit mësimor – shkencor, realizimit të mësimit praktik, me qëllim që t’u sigurohet studentëve mundësi të fitojnë dhe zotërojnë shkathtësi praktike, si dhe me përvojë të punës, e cila do ta rrisë konkurrencën e tyre dhe do t’u ndihmojë gjatë punësimit në të ardhmen.

Po ashtu, palët do të japin mendim profesional për punimet e hartuara të diplomave në studimet themelore, punimet e masterit dhe të doktoraturës, nga sfera e kapitalit, e drejta vendore dhe ndërkombëtare, ekonomia, financat, instrumentet financiare, puna financiare, shkencat organizative dhe menaxhmenti.

Ndër të tjera, sipas këtij memorandumi parashihet që kuadri akademik i Fakultetit Ekonomik i Universitetit të Tetovës dhe Komisioni i letrave me vlerë i Republikës së Maqedonisë së Veriut të marrin pjesë së bashku në seminare profesionale, konferenca, tribuna, debate të forumit, trajnime dhe punëtori në tema për zhvillimin dhe avancimin e tregut të kapitalit dhe të gjitha temave të tjera nga kjo sferë.

Related posts

Taravari:Mos keni drojë, do t’a largojmë terrorin partiak

Gjyla Halili

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

admin

Mexhiti: Edhe pas 23 viteve të nënshkrimit të MO, decentralizimi edhe më tej vazhdon të mbetet sfidë!

Gjyla Halili

Leave a Comment