SPORT

Real Madrid në zi, ka ndërruar jetë ish-sulmuesi legjendar

Gjiganti Real Madrid është në zi në prag të sfidës së mbrëmjes ndaj Liverpoolit. Amancio Amaro, sulmuesi legjendar i viteve 60-70 dhe president nderi i klubit, është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare.

Klubi spanjoll e bëri të ditur këtë lajm të trishtë nëpërmjet një komunikimi për shtyp.

“Real Madrid, presidenti dhe drejtuesit e tij janë thellësisht të trishtuar për humbjen e Amancio Amaro, president nderi i Real Madrid, një nga legjendat e mëdha të klubit tonë dhe të futbollit botëror. Amancio ishte lideri i Real Madrid pas atij të udhëhequr nga Paco Gento, i pesë Kupave të Evropës radhazi, të fituara në mes të viteve 1956 dhe 1960 dhe përfaqëson vlerat që kanë bërë historinë e klubit tonë”, shkruhej në njoftimin e “Los Blancos”.

Amaro gjatë karrierës së tij me Real Madrid, ka luajtur një total prej 418 ndeshjesh dhe ka shënuar 142 gola në total.

Banner

Related posts

Rashica do të bëhet me ekip të ri këtë javë

admin

Pamjet më të fundit nga Camp Nou!

admin

Klopp: Kjo ishte ndeshja e jonë më e mirë e sezonit

admin

Leave a Comment