SPORT

Berlusconi befason me zgjedhjen për futbollistin më të mirë në historinë e Milanit

Banner

Silvio Berlusconi, tani është pronar i Monzas, por në të shkuarën ai kishte udhëhequr Milanin për shumë vite, ku kishte ftuar shumë trofe.

Presidenti legjendar i Milanit, është kthyer dhe ka folur për kujtimet që kishte sa ishte pjesë e kuqezinjve.

“Gjatë gjithë jetës sime kam pasur ëndrra që dukeshin të pamundura për t’u realizuar për të gjithë. Kur mora Milanin, doja që të bëhej skuadra më e fortë në botë dhe ia dola”.

“Me Milanin fitova gjithçka. Kam kujtime të forta nga viti 1994. Isha në Romë për të kërkuar votëbesimin e qeverisë dhe për këtë arsye nuk munda të shihja finalen e Athinës (në Ligën e Kampionëve)”.

“E telefonova Gallianin në fund të ndeshjes dhe më tha se kishim fituar 4-0. Duke i bashkuar të gjitha ato që kemi fituar, ndihem krenar”.

“E dua shumë Maldinin, është djali dhe babai i lojtarëve të Milanit. Dua shumë nga Milani im emra si Gullit, Van Basten…”

“Më i madhi? Baresi, një lojtar fantastik, një njeri me ndershmëri të pabesueshme, i dashur dhe i respektuar nga të gjithë, madje edhe nga kundërshtarët e tij”, ka thënë Berlusconi për “Sky Sports”.

Banner

Related posts

Vdes në aksident trafiku ky basketbollist

admin

Real Madrid vendos edhe këtë rekord

admin

Gati ofertën 100 milionëshe për Harry Kane

admin

Leave a Comment