SPORT

Zbulohen 12 kandidatët për “çmimin” dështaku i vitit

Nga FIFA The Best te Marca The Worst hapi është i shkurtër. Prej disa vitesh gazeta spanjolle i është përgjigjur në këtë mënyrë çmimit të fituar nga Leo Messi mbrëmjen e së hënës: duke emëruar edhe lojtarin më të keq të vitit.

Jemi ende në fazën fillestare, atë të votimit dhe nuk ka ende një ‘fitues’. Janë dymbëdhjetë kandidatë në garë për çmimin aspak të lakmuar. Nuk mungojnë emra të rëndësishëm të botës së futbollit.

Lista e kandidatëve për “The Worst”: Joachim Andersen (Danimarkë/Crystal Palace), Harry Maguire (Angli/Manchester United), Kalidou Koulibaly (Senegal/Chelsea), Joe Gomez (Angli/Liverpool), Eden Hazard (Belgjikë/Real Madrid), Kalvin Phillips (Angli/Manchester City), Dele Alli (Angli/Besiktas), Lucas Moura (Brazil/Tottenham), Kasper Dolberg (Danimarkë/Sevilla dhe Hoffenheim), Pierre-Emerick Aubameyang (Gabon/Chelsea), Tiémoué Bakayoko (Francë/Milan), Nicolo Zaniolo (Itali/Roma dhe Galatasaray).

Banner

Related posts

Ermal Krasniqi shënon gol të bukur për Cluj në Rumani

admin

Tirana përgatitet për Europën – Kreu

admin

Panadic i kënaqur me fitoren dhe përparimin e skuadrës së tij

admin

Leave a Comment