SHOWBIZ

Familja mbledh $150,000 bamirësi për shpërndarësen e moshuar të picave që u rrëzua në hyrjen e shtëpisë së tyre (fotot)

Një shofere shpërndarjeje që pësoi një rrëzim të ashpër në shkallët e shtëpisë së klientëve, ka marrë një mbështetje të gjerë nga publiku i prekur prej ndodhisë dhe iniciativës së saj.

72 vjeçarja Barbara Gillespie, ishte duke sjellë porosinë e picës në shtëpinë e familjes kur u rrëzua dhe u lëndua në shkallët e drunjta të hyrjes së tyre.

Lacey e Kevin panë që punonjësja ishte rrëzuar nga kamera e derës, por përsëri ajo shqetësohej për pizën që duhet t’u dorëzonte familjarëve, prandaj ata vendosën të organizohen për të lënë një “bashkish të madh” për punonjësen.

Lacey dhe bashkëshorti i saj ngritën një faqe donacionesh ku shkruanin: “Po përpiqemi të mbledhin fonde për shpërndarësen tonë të ushqimit të shpejtë, Barbara. Ajo sot u rrëzua keq në verandën e hyrjes teksa na sillte ushqimin”.

“Ne duam ta gëzojmë atë me një bakshish të madh për ta ndihmuar me çfarëdo që të ketë nevojë. Ajo është e moshuar dhe kur u rrëzua kujdesej vetëm për pizën që i kishte rënë përtokë”.

Apeli i familjes kishte mbledhur më shumë se 150 000 dollarë nga 15,700 njerëz që kishin dhuruar para.

Përveç parave Lacey, tha se i kishte ofruar Barbara ta çonte te doktori nëse nuk ndjehej mirë.

Në një përditësim të zhvillimeve në rrjetet sociale gruaja siguronte ndjekësit e historisë, se Barbara nuk pësoi asgjë serioze me shëndetin përveç gërvishtjeve në krah dhe në gjunjë.

Punonjësja 72-vjeçare raportohej se kishte deklaruar: “Isha shumë e lodhur atë ditë siç mund të shihet, dhe gjithashtu i kam gjunjët e dobët”.

“Ndoshta më duhet t’i bëj operacion dhe Lacey e Kevin po më ndihmojnë. I dua shumë dhe i falënderoj nga zemra, ende nuk mund ta besoj gjestin e tyre”.