SHOWBIZ

Në mbrëmjen e saj të maturës, mbesa e Adem Jasharit bën homazhe te varri i gjyshit

Mbesa komandantit legjendar, Adem Jashari, Adile Jashari ka përfunduar me sukses shkollën e mesme.

E teksa ka shkuar në mbrëmjen e maturës, Adilja ka bërë një hap mbrapa në historinë e familjes së saj.

Ajo ka shkuar për vizitë te varri i gjyshit dhe familjarëve të tjerë të ndjerë, të cilët ranë heroikisht në luftën e fundit në Kosovë.

Adile Jashari (Foto: Safet Aliçkaj)

Ka qenë fotografi Safet Alkiçkaj ai i cili ka publikuar disa fotografi të maturantes nga Prekazi në rrjetin social Facebook, të realizuara në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekza të Skenderajt.

E veshur me një fustan të gjatë ngjyrë ulliri, me shkëlqim dhe një prerje anash, paraardhësja e familjes Jashari është dukur më se elegante në mbrëmjen e saj të maturës.

Adilja përndryshe është vajza e Lulzim Jasharit, djalit të komandantit legjendar. 

Adile Jashari (Foto: Safet Aliçkaj)
Adile Jashari (Foto: Safet Aliçkaj)
Adile Jashari (Foto: Safet Aliçkaj)
Banner

Related posts

Kërkon paqe tani me prindërit e Pique? Shakira vendos të largojë shtrigën e zezë që i shqetësonte ata

admin

Ahmed Kalaja këndon lutjet fetare në iftarin e shtruar nga Edi Rama

admin

Si reagoi Afrona kur Malsorja i përmendi fjalën virale të Bleros “Gjithçka”

Gjyla Halili

Leave a Comment