SHOWBIZ

Milingonat mund të nuhasin qelizat kancerogjene?

Ekipi i studiuesve me bazë kryesisht nga Universiteti i Sorbonës në Paris ka trajnuar milingonat që të njohin aromën delikate të qelizave kancerogjene, duke lënë të kuptohet potenciali i tyre tërheqës për të zbuluar kanceret tek njerëzit.

Gjetjet magjepsëse të studiuesve u botuan së fundmi në revistën iScience.

Të njohura gjerësisht për aftësinë e tyre të jashtëzakonshme për të bashkëpunuar dhe forcën e tyre që janë të afta të mbajnë midis 10- 50 herë më shumë sesa peshën e tyre trupore, milingonat janë spikatur vetëm kohët e fundit për shqisën e tyre të mprehtë të nuhatjes.

Në vitin 2012, shkencëtarët në Vanderbilt zbuluan se ata kanë katër deri në pesë herë më shumë receptorë aromash se shumica e insekteve të tjera. Rezulton se milingonat, ndoshta si insekti kryesor shoqëror, përdorin shqisën e nuhatjes për të komunikuar dhe për të dalluar individë të tjerë në një koloni me popullsi të dendur.

Banner

Related posts

Shën Valentini këtë vit vjen me ndryshime, njihuni me kalendarin javor të tij!

admin

Sueli do të ndërtojë “unazën” më të madhe në botë Ferris pa kabllo, mund të mbajë deri në 25 persona

admin

Thuani lamtumirë gurëve në veshka me këtë pije

admin

Leave a Comment