AKTUALE

Dita e Alfabetit, Ahmeti: Kthesë historike për identitetin, arsimin dhe kulturën tonë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shprehur urime me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Ai ka thënë se 22 Nëntori është ditë krenarie dhe kujtese kombëtare. “Kongresi i Manastirit i vitit 1908 i dha gjuhës shqipe alfabetin e njësuar, duke shënuar një kthesë historike për identitetin, arsimin dhe kulturën tonë. Ta ruajmë, ta kultivojmë dhe ta afirmojmë gjuhën shqipe si vlerë të shenjtë të identitetit tonë kombëtar.”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ai ka vlerësuar lartë ata që kontribuuan për këtë ditë. “Nderim për rilindësit dhe të gjithë ata që kontribuuan në këtë akt historik! Gëzuar 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe!”, ka shkruar ai.

Banner

Related posts

Tryezë e rrumbullakët “A na duhet Ligj për Gjykatën Kushtetuese”

Gjyla Halili

Drenas, përkujtohen dëshmorët dhe martirët te “Lisat binak” dhe pranë Kompleksit memorial “Pëllumbat e lirisë”

Gjyla Halili

Bashkimi Demokratik për Integrim me deklaratë për opinionin publik nga Sekretariati për Kulturë

Gjyla Halili