SHOWBIZ

Paris, ekspozita e rrallë, “Zhytje” në veprat e Marc Chagall

Një ekspozitë ku nuk mjafton vetëm të kundrosh kryevepra të varura në mur, por edhe të zhytesh në to: Gjeniu i pikturës, Marc Chagall është nderuar me rikrijimin e botës së ngjyrave dhe formave të tij në mënyrë krejt të vecçantë në Atelier des Lumières.

Mjeshtri surrealist, një prej artistëve më të mëdhenj të shekullit të 20-të, shkriu në veprat e tij kulturat hebraike, ruse e franceze, të cilat megjithatë në fund i veshi me stilin e vet të papërsëritshëm, duke i dhënë identitetin e tij. Piktorit më në fund tani, i është dhënë mundësia t’i afrohet publikut me një të ashtëquajtur “ekspozitë immervise” solo.

Ekspozita çelet sot në Paris e qëndron hapur deri në 7 janar 2024. Kohë e mjaftueshme për ata që duan të rizbulojnë, në një këndvështrim të ri gjenialitetin e Chagallit dhe kompleksitetin e ndjenjave që ngjallin kriimet e tij.

“Chagallin, shpesh e lidhin me botën e ëndrrave. Kjo ekspozitë gjigande immersive na ndihmon të kuptojmë më mire se deri në çfarë mase ashpërsia piktoreske, artistike dhe teknike e lejon atë që të zbulojë dhe të sugjerojë lehtësinë që shohim në shumë piktura të tij”, tha Meret Meyer.

Artisti modern që refuzoi të qëndronte brenda kornizash të ngurta, pati vetë një jetë të pasur me emocione, nga Bjellorusia në Nju Jork, Paris e Berlin, të cilën tani artdashësit, padyshim mund ta rizbulojnë përmes kësaj ekspozite unike.


Top Channel

Related posts

Afrona Dika ndahet edhe nga i dashuri?

admin

Sateliti i NASA-s pritet të përplaset sot në Tokë

admin

A mund të shtosh në peshë prej ujit me gaz – çfarë duhet të dini

admin

Leave a Comment