SPORT

Komisioni Disiplinor kërkon deklaratë shtesë Dukagjinin, shkak sjelljet e ashpra të tifozëve ndaj lojtarëve të Prishtinës

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës kanë kërkuar deklaratë shtesë nga përfaqësuesi i sigurisë të Dukagjinit për ndeshjen kampionale të javës së 19-të kundër Prishtinës.

Sipas njoftimit, tifozët e Dukagjinit në fillim të ndeshjes kishin ofenduar futbollistët e Prishtinës, ndërkaq pas takimit kishin hedhur edhe shishe në drejtim të tyre.

“KF”Dukagjini”. Në minutën 10 –të të ndeshjes, simpatizuesit vendas shajnë dhe ofendojnë ekipin mysafir, ndërkaq pas përfundimit të ndeshjes, derisa lojtarët e FC ”Prishtina ”po largoheshin nga fusha e lojës, tifozët vendas kanë hedhur shishe PVC në drejtim të tyre. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Dukagjini-Prishtina . Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri i. KF “ Dukagjini “. Afati datë 21.02.2023 ora 13:00”, thuhet në njoftimin e lëshuar në uebfaqen e FFK-së, përcjell Shqip.com.

Përballja ndërmjet Dukagjinit dhe Prishtinës ishte tema kryesore e fundjavës që lamë pas, për shkak të aludimeve se goli i vendasve që vulosi epilogun final ishte realizuar jashtë rregullave të lojës.

Prishtina kërkoi përsëritjen e ndeshjes, por që Komisioni i Garave gjatë ditës së martë (dje) e refuzoi si të pabazuar.

Related posts

Dëmtimi i Rashford “tremb” Manchester United

admin

Genc Nuzës i besohet kryendeshja

admin

Kosova barazon me Holandën, i ikën nga dora kualifikimi

admin

Leave a Comment