BOTA

Berlusconi shpallet i pafajshëm në gjyqin për festat e tij “Bunga Bunga”

Ish-kryeministri italian dhe drejtuesi i Partisë “Forza Italia”, Silvio Berlusconi është shpallur i pafajshëm në rastin ku dyshohet se ka korruptuar dëshmitarë për të heshtur lidhur me festat e njohura si “Bunga Bunga”.

Gjykata në qytetin Siena ka shpallur vendimin për 85-vjeçarin Berlusconi, i cili u gjykua në çështjen e njohur në publik si “Ruby Sweat”.

Berlusconi u shpall i pafajshëm nga akuzat se pagoi pianistin, Danilo Mariani dhe të tjerë për mos informimin e organeve të drejtësisë për përmbajtjen e ahengjeve që ai zhvilloi në shtëpinë e tij në vitin 2010.

Pala mbrojtëse argumentoi se pagesat e bëra ndaj Marianit i detyroheshin atij për punën e bërë. Ndërsa gjykata ka dhënë edhe aktgjykim lirues me arsyetimin se pretendimet e rastit nuk janë realizuar.

Avokati i Berlusconit, Federico Cecconi tha se klienti i tij ishte i kënaqur me rezultatin pas vendimit.

Në shtyp u pasqyruan pretendimet se Berlusconi kishte kryer marrëdhënie seksuale me vajza të mitura për para në festat e “Bunga Bunga” që organizoi në vilën e tij në Arcore në vitin 2010, kur ishte kryeministër.

Berlusconi, i cili ka shërbyer si kryeministri më jetëgjatë në Itali në 30 vitet e fundit, vazhdon të udhëheqë partinë e tij pavarësisht moshës së tij të shtyer, transmeton Anadolu Agency.

Ai vitin e kaluar u infektua me COVID-19 dhe më pas u detyrua të bënte kontrolla herë pas here në spital për shkak të komplikimeve të shkaktuara nga virusi.

Banner

Related posts

Tërmeti në Turqi krijon një kanion 300 kilometra në një ullishte (Video)

admin

Minoriteti shiit përballet “me diskriminim sistematik” nga talibanët

admin

Dita Botërore e Meditimit – Kreu

admin

Leave a Comment