AKTUALE

SHABANI E MARTINI NË DITËN E VOTIMIT.

Nga:Fikret Lulanaj

Dita 5 mars.
“Mbasi po dal me votua, po kthehem pak te Shabi me ndej dhe shkojmë bashkë e votojmë”,
vendosi Martini!!!

Oooo Shabanooooo, a ke byremmm?
Oooo Martinooo mirse tpruni Zoti, edhe gurt e shpisë potë gëzohen e jo ma Vet !
Përqafohen dhe ulen ndenjur….
U plakme, Shaboo!
Besa Martin i kem do vjet. A te kujtohet se skem lan dazem e hater në tana malet e Malesise si kemi shkuar bashkë. Edhe në dazem të Kolës tand me pate vu bajraktar, e i pate kalua bash nipat e shpisë tande.
Po more, më kujtohet. Po a e pa mend se edhe Ti në hater të vllau tand, më pate vu të dytin në rresht, fill pas Teje…
Po a tihe me Kolen? Si i ka ropt e punt?
Po tihna gati përditë. Ma ka ble telefonin me kamerë tash sa vite, e pernat shihna e tihna.
Tash gyrbeti nuk asht si dikur që na e digjte shpirtin! Besa gruan dhe vajzën Shpresën i ka çua me votua për Malesi, e ktu i kam.
Po ju a tihi me Sadijen e me Sadikun?
Po edhe na për ditë. Megjithse janë larg, na kënaqen djemt e Sadikut, Mergimi e Teuta, pasti gjyshi……Sadiku mi ka nisë do dollar që me i ble e pre 2 a 3 shtjerra për dark pas votave, për kta djem e vajza që kanë punuar aq bukur për Forumin Shqiptar….
Shabo a po shkojmë me votua, mos te vonohemi ?
E more Martin si spo shkojmë. A e sheh si ka ndryshuar Malsia jonë qyshse e morën në dorë djemt e vajzat tona. Ja Ai prej Trieshit boll bukur po dinë me u pri jatune që punojnë për jato zyre në Komunë të Tuzit.
Po valla mirë e ke, me tu knaq shpirti. Ma shume ka ndryshuar Malesia tash 4 vjet se qysh kur e mbaj vet mend!
Popo. Rrugë të asfaltuara, dritë në çdo rrugicë, shkollat e përishtueme, për Zotin edhe jekjo rini boll mirë po punësohet. Po thonë, baje Zot perhajrë se edhe fabrika po cilen nja pas tjetret, si pak ku në ndonjë vend. Edhe jektyne bujqve dhe blektoreve po u dimojne boll, sjane për mu ankua….
Shabo, shyqyr Zotit që edhe prej gyrbetit për kto vota na kanë ardhur plot burra e burrnesha.
O Martin, sasht çud jo, se edhe deri tash Ne na kanë mbajtur gjallë.
Shaban kem nisë mu plak, e mos te harrojmë që për hater të Malësisë, vellazrisë, varreve të parëve, pasardhësve dhe mergimtarëve duhet me votua numrin 5.
O Martin jata se harrojmë jo jo. Se kush asht shqiptar voton FORUMIN TONË

Related posts

Haxhiu: Nuk është faji i grave që janë dhunuar seksualisht, paragjykimet ende janë prezentë në shoqëritë tona

Gjyla Halili

Faton Ahmeti : Zyrtarisht po e fillojmë fushatën për Zgjedhjet Presidenciale nga Reçica e Vogël

Gjyla Halili

Hapet shtabi i BDI-së në Likovë

Gjyla Halili

Leave a Comment