BOTA

ShBA: 10 miliardë dollarë ndihma dhe mjete luftarake për Ukrainën

ShBA po përgatit një paketë të re ndihme prej 10 miliardë dollarësh për të ndihmuar Ukrainën në kuadër të konfliktit të armatosur me Rusinë.

Zyrtarët amerikanë thanë se administrata Biden po përgatiste disa njoftime që synonin të tregonin mbështetjen e palëkundur të ShBA për Ukrainën rreth njëvjetorit të luftës javën e ardhshme.

Kjo përfshin sanksione të reja kundër Rusisë dhe potencialisht një paketë ndihme prej 10 miliardë dollarësh për të ndihmuar qeverinë në Kiev të vazhdojë të funksionojë. Ata gjithashtu pritet të shpallin një tjetër paketë të madhe ndihme ushtarake për Ukrainën në ditët në vijim“, thanë zyrtarët, raportojnë mediat e huaja.

Megjithatë, paketa e re e ndihmës ushtarake nuk pritet të përfshijë avionët luftarakë F-16 që Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka kërkuar. Ndihma prej 10 miliardë dollarësh do të ishte ndihmë e drejtpërdrejtë buxhetore për qeverinë ukrainase, shtuan zyrtarët.

Banner

Related posts

Gjermani, largime masive nga kishat

admin

Dramë në Londër, kuajt e arratisur rrëzojnë kalorësit dhe shkaktojnë kaos – lëndohen 4 persona

Gjyla Halili

Vijojnë sulmet me dronë në Rusi pranë një centrali bërthamor dhe Moskës

admin

Leave a Comment