SHOWBIZ

Video/ Momentet emocionuese kur studentët ‘heronj’ shpëtojnë qenin e rënë në kanalin e baltës (fotot)

Në pamjet emocionuese shihen disa studentë të guximshëm varen mbi nje kanal dhe ndihmojnë të shpëtojnë një qen që kishte rënë në ujin e thellë urban në Britani.

Jack Spencer Furmston e Ben Camphor, të dy 20 vjeçarë, ishin duke u kthyer nga shkolla në Manchester kur panë të zotin e qenit Batu Akyol që mbante nga lart litarin e qenit të rënë në kanal.

Dy studentët sapo panë situatën në kanalin qytetas Ancoats nisën tentativën e tyre të shpëtimit dhe më pas u ndihmuan edhe nga të tjerë.

Pamjet tregojnë grupin e njerëzve që mbajnë Camphor nga këmbët, teksa ai varet për të kapur kafshën e rënë në ujë.

Qeni shihet që përpiqet të kapet në muret e kanalit teksa pronari e mban nga litari.

Qeni përpiqet të ngjitet teksa Camphor arrin ta kapë nga poshtë këmbëve të përparme duke e tërhequr lart.

Djali shpëtimtar tha më pas: “Të gjithë i kishte zënën paniku. Nuk mund ta linim pa e ndihmuar qenin. Unë kam qen vetë dhe nuk do ta lija kurrë”.

Camphor tha se i zoti i qenit ishte shumë i emocionuar për shpëtimin dhe të gjithë shëtitën rreth kanalit pas shpëtimit.

Pamjet në rrjet u shpërndanë nga kalimtari Dabhidh MhicEamailinn dhe video është shikuar 36,500 herë ku shumë vlerësojnë përpjekjen e të rinjve.