SHOWBIZ

Rëndohet gjendja shëndetësore e Celine Dion

Këngëtarja e famshme kanadeze vitet e fundit është larguar nga qendra e vëmendjes dhe koncertet e saj për t’u fokusuar tek shëndeti dhe për të arritur të përmirësojë gjendjen e saj, pasi u diagnostikua me një sëmundje të rrallë neurologjike. Konkretisht, dhjetorin e kaluar, Celine Dion zbuloi se vuan nga Sindroma e ‘Njeriut të ngurtë’, e cila përveç krizave epileptike, spazmave dhe simptomave neurologjike, gradualisht çon në paralizë dhe ngurtësi të muskujve.

Dhe vetë Celine, duke folur për arsyet e anulimit të koncertit, deklaroi se vuan nga spazma që prekin “çdo aspekt të përditshmërisë së saj”, ndonjëherë “duke i shkaktuar vështirësi edhe kur ajo ecën”. Ajo gjithashtu deklaroi se këto spazma “nuk e lejojnë atë të përdorë kordat vokale për të kënduar si dikur”.

Banner

Related posts

Në të ardhmen pritet që një injeksion të zëvendësojë ilaçet që i konsumoni çdo ditë

admin

Megi Pojani tregon se çfarë i thanë prindërit pas videos te varret

admin

Aktori i famshëm nga Turqia uron Fitër Bajramin në gjuhën shqipe

admin

Leave a Comment