SPORT

FC Drita shkruan për vdekjen e Muhamer Muratit, ish-pjesëtarit të stafit mjekësor të klubit

Banner

FC Drita ka reaguar me anë të një telegrami ngushëllimi të publikuar në faqen zyrtare rreth vdekjes së Muhamer Muratit, ish-pjesëtarit të stafit mjekësor të klubit.

Klubi “bardhekaltër” ka shprehur ngushëllime familjarëve të të ndjerit, shkruan Shqip.com.

Tre herë kampionët e Kosovës kanë vlerësuar Muratin. Drita theksoi se i ndjeri ishte pjesë stafit mjekësor të klubit në kohërat e vështira.

FC DRITA ndan dhimbjen me familjen Murati për ikjen e më të dashurit të tyre Muhamer Murati – Mami.

I ndjeri Muhamer Murati ishte pjesë e stafit mjekësor dhe i afërt me klubin në kohë të vështira. Mami kontribuoi si staf mjekësor edhe në grupmoshat e reja të klubit tonë.

FC DRITA shpreh ngushëllimet më të thella për familjarët dhe gjithë komunitetit të futbollit gjilanas.

Pusho i qetë Mami, i përjetshëm kujtimi për ty.

Banner

Related posts

Edon Sadriu shpallet “Ylli i Javës” së 24-të në Superligën e Kosovës

admin

Kualifikueset Euro 2024/ Formacioni zyrtar për ndeshjen ndaj Polonisë, Sylvinho rikthen dy titullarë

admin

Kumbulla shfaqet në qendrën stërvitore të Romës

admin

Leave a Comment