AKTUALE

Ju pengon Nika sepse gjatë mandatit të tij hapen 4 fabrika, mbi 300 vende të reja pune, arriti që buxheti i Tuzit të jetë mbi 8 mil €

Reagimi ndaj komunikatës për media së djeshme të koalicionit të DPS-it dhe fyerjeve ndaj Forumit Shqiptar dhe liderit të tij, Nik Gjeloshajt:

Deri sa kemi lexuar komunikatën për media të koalicionit anti-shqiptar, të gjithë kemi menduar se në makinerinë propagandistike të DPS-it është rikthyer Svetozar Maroviqi.
Këta për arsye se një komunikatë sikur kjo, ku vetëm renditën fjalët pa asnjë lloj përmbajtjeje, mund ta shkruajë vetëm ai apo ndonjë ndjekës i verbuar i ideologut të “luftës për paq” dhe të apologetit të parullës famkeqe “Shqiptar i ndershëm”.

E mbroni Enis Gjokajn. Edhe duhet ta mbroni, pasi ai është bashkuar me ju kundër zhvillimit të Malësisë, por të gjithë e njohin ndershmërinë e tij, gjegjësisht për ju është ai pikërisht “Shqiptar i ndershëm”!
Këtë, siç keni thënë, “të njohur, të ndershëm dhe të guximshëm” – pasi nevojitet guximi që të ballafaqohet me vetën e vetë pas votimit të tij të turpshëm kundër zhvillimit dhe interesave të komunës dhe të qytetarëve të Malësisë.
E dimë se e keni blerë, me një kredi të pakthyeshëme, por e gëzofshi, se sa ai vlen tregon fakti se prej tij kanë heq dorë shumica e bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, por edhe ju shpejt do ta braktisni!

Anija e DPS-it që po fundoset në çdo nivel, edhe në atë shtetëror, por edhe në çdo komune, do të përjetojë një kolaps përfundimtar me 5 mars, në Malësinë tonë, aty ku fundosja e juaj edhe ka filluar në vitin 2019.

Malësia gjithmonë ka qënë gjeneratore e ndryshimeve, dhe ju, me 5 mars, me humbje të vetë do të merrni me vete të gjithë ata që paraqesin bërllogun më të madh politik të Malësisë dhe të përfundoni atje ku edhe e keni vendin – në deponien e historisë politike.

Jemi të vetëdijshëm se Nik Gjeloshaj është makthi juaj, pasi emrin e tij e lidhni me çdo fitore të Shqiptarëve, dhe fitoret e Shqiptarëve janë, njëkohësisht, humbjet tuaja. Ato që ju dhimbin më së shumti. Dhe jo vetëm humbjet zgjedhore të vitit 2019, por edhe humbjet e zgjedhjeve të Podgoricës dhe të Ulqinit.

Ju pengon Nika, e dimë! Ju pengon, edhe shumë bile, sepse gjatë mandatit të tij hapen 4 fabrika, mbi 300 vende të reja pune, ju pengon se me punën e vetë dhe të ekipit të tij ka arrit që buxheti i Tuzit të jetë mbi 8 milionë euro!

Jo, nuk e urreni vetem Nikën ju!
Ju e urreni Malësinë, ndoshta tani edhe më shumë se sa e keni urrejtur deri në vitin 2019, kur keni qenë në pushtet dhe keni bërë çmos që ta shkatërroni.

Ju këshillojmë që të filloni të mësoheni! Vetëm se po vijnë fitoret tona! Ato zgjedhore të 5 marsit, por edhe të 19 marsit!

Jeni duke sajuar alibi për humbje, ju shtihen konkurset, presionet dhe metodat të cilat ju keni përdorur gjatë pushtetit tuaj.
Për t’ju fituar, as fushata nuk na nevojitet, ju me dukje të veta mjaftoni që njerëzit të ikin nga ju dhe nga veprimet dashakeqëse që i keni bërë ndaj Malësisë.

Do ta përjetoni me vështirësi humbjen në zgjedhje sikur edhe faktin se për çdo ditë do të përjetoni humbje të politikës së vetë duke dëshmuar se si zhvillohet Malësia!

Prova më e mirë e gjendjes së DPS-it është fakti se kryetari i Këshillit të DPS-it për Tuzin është në vendin e 13. në listë, deputetin e keni në vendin e 10-të, nuk ekziston mundësia që asnjë prej tyre të marrë mandat, se përgjegjësinë për humbje e keni kaluar tek një pensionist nga i cili kanë heq dorë të gjithë dhe i cili është përjashtuar nga shoqatat shqiptare dhe shoqëria.

Sulmet tuaja me të cilat keni filluar, fjalët tuaja i konsiderojmë si nder për ne, pasi shumë mirë e njohim këtë grup të humbësve që urrejnë gjithçka që është shqiptare dhe që Malësisë i sjellë zhvillim.

Jeni bashkuar në mënyrë të ngjashme edhe në Podgoricë, por në Tuz do të përballoheni me një debakël edhe më të rëndë, e dini mirë këtë, ashtu që vetëm vazhdoni me alibit tuaja të parapërgatitura për të arsyetuar falimentimin politik tuaj përfundimtar.

Forumi Shqiptar

Related posts

DODIK VERIUN E KOSOVËS E BASHKON ME SERBINË

admin

3 Fitness goals you need to ditch immediately, according to a pro

admin

Kurti: Kosova s’pranon kushtëzim me Asociacion

admin

Leave a Comment