SPORT

Dukagjini e Trepça ’89 fitojnë Prishtinës e Dritës – tabela

Banner

Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të javës së 19-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll, shkruan Shqip.com.

Dukagjini e Trepça ’89 i kanë arkëtuar nga tri pikë të vlefshme pas fitoreve me rezultat identik (1:0) ndaj Prishtinës, përkatësisht Dritës.

Në Klinë goli u shënua (autogol i Mërgim Pefqelit) pas një situate tepër të pazakontë.

Derisa vendësit po e kryenin një gjuajtje nga këndi, gjyqtari Mentor Ajeti  ndali lojën duke treguar për një ndërhyrje të palejueshme të vendësve, por çuditërisht pasi topi hyri në rrjetë dhe pasi u konsultua me VAR-in, goli i vendësve u pranua.

Pas kësaj fitoreje, Dukagjini ndodhet në kuotën e 25 pikëve dhe renditet në pozitën e pestë, derisa Prishtina mbetet në pozitën e katërt me 27 pikë.

Ndërsa, në Mitrovicë, golin e epërsisë për Trepçën ’89 e shënoi Armend Gashi në minutën e 13-të.

Me këtë fitore, “Minatorët” ngjiten në pozitën e gjashtë, tani me 22 pikë, ndërsa Drita renditet e dyta me 38 pikë, tri më pak se Ballkani.  

Banner

Related posts

Përsëri lëvizje te Kukësi – Kreu

admin

Gjilani dhe Ferizaj ndahen baras

admin

Euro 2024/ ‘Shqipëri unë ty të kam nanë, ti djalë më ke! Fitore! Fitore!’ Qindra tifozë nga Kosova drejt Tiranës të mbështesin kombëtaren përballë Polonisë

admin

Leave a Comment