AKTUALE

Revolucioni që përfundoj në iluzion!

Nga :Azgan Haklaj

Revolucioni falë Zotit êshtë harruar si nocion nga ky brez që po rritet, por janë revolucionarët e vjetër që na e kujtojnë biles mendojnë ta kthejnë në kauzë publike.
E sa për kuriozitet nuk ka definicion tjetër për revolucionin veçse përmbysje me dhunë e një rendi ekonomik që i ka kaluar koha dhe vendosja e një rendi të ri shoqër që sjell një klasë të re përparimtare dhe që e zgjidh kontratën midis forcave prodhuese dhe marrëdhënieve në prodhim.
Revolucionet klasifikohen borgjeze, demokratike, antiimperialiste, popullore, proletare.
Sa për ta adaptuar me Atdheun tonë dhe kontekstin politik shqiptar po sqaroj një fakt të pakontestueshëm :
Ne nuk jemi atdhe i revolucioneve siç është Franca, Anglia apo Rusia.
Shqipëria thjesht ka nominuar si Revolucion një grusht shteti të qershorit 1924 të inciuar dhe finaancuar nga Kremlini i Leninit.
Ky komb nuk e suportoi sepse fryma ortodokso-bolshevike ishte e paadaptueshme në trojet Iliro-dardane të perandorëve Dioklecian simboli administrativ, Konstandin që i dhuroi botës Krishterimin, Justinian autori i të drejtes romake.
Por insistimi ruso -serb vijon me intensitet…tashmë jo me kryqezata sllave por me diplomaci dhe infiltrime.
Por falë Zotit edhe kjo tentativë e grahmave të fundit “revolucioni” shqiptar mbaroi me 11 shkurt 2023..,!
Tashmë ky pseudo revolucion është sfumuar plotësisht dhe është rudhur në një kauzë familjare faktorizimi e shantazhi në mos një mision ruso -serb i parealizuar.
Shqipëria e ka zgjedhur me shekuj përpara destinacionin e saj.
Këtë destinacion e mbështeti Perandoria Austro -Hungareze, e farkëtuan presidentet amerikanë Willson, Klinton dhe Bush dhe sot eshte i pamundur infiltrimi.
Se nuk mund të infiltrosh e të trukosh ndërgjegjen kombëtare shqiptare!
Eshtë kjo ndërgjegje e materializuar me një Shqipëri në NATO, me një Kosovë të lirë e të pavarur, me një Maqedonitë të Veriut e Mal të Zi ku shqiptaret autoktonë janë faktorë determinantë e përcaktues të orientimit euroatlantik të këtyre vendeve.
Revolucini i Sali Berishës që përkoi me përvjetorin e revolucionit të Iranit të Ayatullah Khomeinit, në mos mision i paguar është mediokritet i cili mendon se kështu shtyn ditët për tu rifaktorizuar.
Koha ecën tutje por Sali revolucioni tehu…në analet me të erreta që e kanë coptuar kombin tonë.
Protestat antiamerikane të dt 7 korrikut, 12 nentorit të vitit 2022 dhe 11 shkurtit të vitit 2023, si dhe protesta antieuropiane e dt 6 dhjetor të vitit 2022 deshtuan me turp sepse u bojkotuan nga populli shqiptar me vokacion perëndimor.
Udhëheqësit e revolucionit binomi Berisha & Metaj deshtuan me turp në institucionalizimin e antiamerikanizmit.
Revolucioni i tyre përfundoj në iluzion.
Trekëndëshi i Bermudës nuk mund të mbajë peng demokracinë shqiptare.
SHBA-ja ua ka shpartallue besëlidhjen e sundimit.

Related posts

Osmani pranoi kopjet kredenciale të ambasadorit azer, Kasijev

admin

Mot i vranët dhe me diell

Gjyla Halili

Ramiz Merko uron 8 Marsin,le të bashkohemi të gjith për të ndihmuar njëri tjetrin

admin

Leave a Comment