BOTA

Ish-presidenti Trump i bën thirrje Prokurorit Special: A do e hetosh Charles McGonigal?

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, reagoi pasi Prokurori Special, Jack Smith, lëshoi një fletë-thirrje për ish-zëvendëspresidentin Mike Pence si pjesë e hetimit për trazirat e 6 janarit në Kapitol.

Pence është thirrur nga Smith pas disa muajsh hetime.

“Mike Pence është një njeri i nderuar,” tha Trump për Fox News, duke parashtruar një numër fushash që shpreson se Smith do t’i konsiderojë dhe shqyrtojë si pjesë e hetimit të tij.

“A do të hetojë njerëzit që spiunuan fushatën time”, pyeti Trump, duke iu referuar hetimit origjinal të FBI-së nëse Trump dhe fushata e tij bashkëpunuan me Rusinë për të ndikuar në zgjedhjet e vitit 2016.

“A do të hetojë për agjentin special, Charles McGonigal, i cili ishte në krye të hetimit për Rusinë dhe sapo është arrestuar për marrjen e shumave të mëdha të parave nga Rusia”, pyeti Trump, duke iu referuar McGonigal, i cili u padit së fundmi me akuzat për pastrim parash dhe të tjera akuza që rrjedhin nga ‘marrëveshja’ e tij me oligarkun rus, Oleg Deripaska.

Sipas Fox News, McGonigal është agjenti special në krye të divizionit të kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork. Ai akuzohet se ka marrë para nga Deripaska, i cili ka lidhje me presidentin rus, Vladimir Putin.

Fox News thekson se Deripaska është i njëjti oligark rus që punonte me Christopher Steele- autori i dosjes famëkeqe anti-Trump, që shërbeu si bazë për nisjen e hetimeve ndaj një ndihmësi të fushatës së Trump.

Kujtojmë se McGonigal po hetohet për dy dosje: ajo që njihet si dosja ruse e lidhjeve me Deripaskën dhe dosja shqiptare, e lidhjeve korruptive të ish-agjentit të lartë të FBI me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Edi Rama po hetohet në SHBA me dyshimet se e ka përdorur McGonigal kundër opozitës shqiptare. /Syri.net

Related posts

Kamala Harris fjalim të ashpër mbi udhëzimet e reja rreth skllavërisë në Florida

admin

Stuhi në Zagreb, humbin jetën dy burra

admin

Ambasadori i Zvicrës: Investitorët zviceranë duan garanci ligjore si kusht për të investuar në Kosovë

Gjyla Halili

Leave a Comment