SPORT

Trajneri i skuadrës spanjolle e shpreh hapur frikën nga Muriqi

Sevilla nesër është mikpritëse e Mallorcas, ndërsa trajneri i skuadrës vendëse, Jorge Sampaoli ka bërë thirrje te lojtarët e tij të Sevillas që të kenë sa më shumë kujdes te Vedat Muriqi.

Sampaoli e ka të qartë se Vedat Muriqi mund t’i shkaktojë probleme në çdo fazë të ndeshjes.

Ai në konferencë për media deklaroi se duhet të bëhet çmos që Muriqi të mos e pranojë kurrë topin në 16 metërsh.

“Mallorca ka Muriqin që bën shumë mirë hapjen e lojës dhe shpërndan topin në të dy krahët, që i përfundojnë mjaft mirë aksionet me harkimet e tyre. Muriqin duhet ta lëmë shumë larg prej portës sonë dhe kjo do të ndodhë nëse ne do ta kemi dominimin në lojë”, përfundoi Sampaoli.

Banner

Related posts

QYTETI I SHKUPIT NË BASHKËPUNIM ME UNIONIN E SPORTEVE TË SHKUPIT NDAU ÇMIMET VJETORE PËR SPORTISTËT MË TË MIR

admin

Tifozët e Real Madridit me “aksion” kundër kreut të Barcelonës

admin

Vajzat U16: Kosova realizon fitoren e dytë në turneun e UEFA-s, kësaj radhe ndaj Shqipërisë me penallti

admin

Leave a Comment