AKTUALE

Mos bini pre e emaileve false në emër të Ministrisë së Brendshme!

Mes qytetarëve po qarkullojnë mesazhe false të dërguara në emër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut.

Deri më tani në këtë ministri janë raportuar një numër i madh i rasteve të tilla, ndërsa nga atje thuhet se bëhet fjalë për një mashtrim që kryhet në nivel ndërkombëtar.

Në përmbajtjen e dërguar si email thuhet se marrësi i mesazhit duhet të paraqitet në gjykatë për gjoja përfshirjen e tij në procese gjyqësore dhe krime fiktive.

Duke vepruar kështu, marrësi i mesazhit ftohet të kontaktojë dërguesin përmes një lidhjeje Viber.

Ministria e Brendshme thotë se këto emaile janë një tentativë klasike e mashtrimit ku qëllimi i mashtruesve është të marrin të dhënat personale të dërguesit për të keqpërdorur më tej. Ata paralajmërojnë qytetarët që të mos hapin lidhje dhe dosje të tilla. Porosi të tilla elektronike me përmbajtje të ngjashme u dërgoheshin më parë qytetarëve nga vendet e rajonit, sipas ministrisë së linjës.

Banner

Related posts

Vilson Sinishtaj mesazh studentëve shqiptarë në SHBA: Mos qëndroni vetëm pjesëmarrës, udhëhiqni, ndërtoni, frymëzoni dhe mbi të gjitha, bashkohuni.

Gjyla Halili

Mexhiti: Brenda VLEN-it ka unitet të madh, pas zgjedhjeve mund të bëhemi një parti

Gjyla Halili

Daut Haradinaj në gjykatë: Kurti është veteran mashtrues, për të tjerët s’më kujtohet

Gjyla Halili

Leave a Comment