SPORT

Ademi konfirmon se FFK është në bisedime me Mërgim Berishën dhe dy futbollistë të tjerë

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka folur në Rubikon të Klan Kosovës për prurjet e reja të mundshme në kombëtaren e Kosovës. Ai tha se për këtë janë duke biseduar më shumë futbollistë që jetojnë jashtë vendit.

“Me Mërgimin (Berishën) dhe menaxherin e tij kemi folur dhe jemi në bisedime, me Eris Beqën dhe (Leon) Dajakun, me të gjithë këta që janë përfolur se mund të vijnë ne jemi në kontakte. Ne ua kemi ofruar projektin dhe programin tonë të gjitha atyre që janë të interesuar,  pothuajse me të gjitha atë futbollistë që i kemi jashtë kemi folur”, tha Ademi në Rubikon të Klan Kosovës.

Ademi megjithatë shtoi se ka raste kur lojtarë apo menaxherët e tyre e kanë përdorur ftesën e Kosovës për t’u bërë pjesë e kombëtarëve tjera.

“Futbolli nuk është vetëm lojë, përtej lojës është industri, paraqitje e shtetit, kulturë. Një pjesë e tyre ka hezitim, një pjesë nuk është mirë Kosovën me rrejtë,  nëse nuk ta don zemra është mirë të thonë në fillim, jo të lujnë me letrën që nëse nuk më merr ti shkoj këtu, ose aty. Ka njerëz, ose menaxherët e tyre e kanë përdorur përshembull kanë thënë ju lutemi dërgoni ftesë se vjen dhe e kanë marrë atë ftesë dhe kanë shku te shteti tjetër dhe ka thënë Kosova po e merr, ja ftesa dhe a po e merrni ju ose jo, por ka edhe të tillë që janë të bindur dhe nuk i intereson asgjë, nuk i intereson shteti ku jeton, por e ka ndjenjën që i’a kanë dhënë prindërit”, tha Ademi.

Related posts

Espanyol – Mallorca, Muriqi shënon eurogol (VIDEO)

admin

Xhaka tregon kush e bindi të mos largohej nga Arsenali në vitin 2019

admin

Lazio mposhtë Sampdorian , vazhdon garën për Evropë

admin

Leave a Comment