AKTUALE

Kryeministri Rama: Paga minimale shumë shpejt do të jetë 40 mijë lekë në sektorin privat dhe publik

Ditën e sotme u zhvillua një takimi i veçantë me studentët përfitues të programit të ri të bursave të studimit sa një pagë minimale e përmuajshme.

 

Përfitues të këtij programi financues janë të gjithë ata që kanë arritur rezultate maksimale në shkollë apo në olimpiada ndërkombëtare dhe ata që kanë zgjedhur një nga programet e shpallura prioritet kombëtar.

 

Nga nëntori deri në janarin e këtij viti kanë aplikuar gjithsej 166 studentë dhe rezultojnë fitues 160 studentë. Kështu, 71 prej tyre janë studentë ekselentë dhe 89 janë përfitues për degë prioritare si Matematikë, Fizikë, Biologji, Kimi, Gjuhë Shqipe e Letërsi, Zootekni dhe Siguria e Produkteve Blegtorale, Inxhinieri Pyjore, Mjekësi Veterinare etj.

 

I pranishëm në këtë veprimtari ishte edhe Kryeministri Edi Rama, i cili në fjalën e tij ai dha lajmin se do të ketë rritje të pagës minimale:

 

“Dua t’ju them një sekret dhe mbase është gjeja e duhur për të ndarë me ju që paga minimale do të shkojë shumë shpejt në 40 mijë lekë. Dhe kur them shumë shpejt, është çështje disa javësh dhe do të fillojë të aplikohet brenda shumë pak muajsh, për të gjithë.”

 

“Ne nuk duam që të ketë një pagë më të ulët se 40 mijë lekë në Republikën e Shqipërisë, qoftë në sektorin publik qoftë në sektorin privat.”, tha Rama.

Banner

Related posts

ISHMJ në vitin 2024, ka zbatuar mbi 1535 mbikqyrje inspektuese dhe një numër të madh shqyrtimesh inspektuese.

Gjyla Halili

Deputetja Ajdari në takim me ministren daneze për çështje Evropiane znj. Marie Bjer

Gjyla Halili

Blerim Bexheti në takim me strukturat e Bdi-së në Studeniçan

Gjyla Halili

Leave a Comment