AKTUALE

UNSH: Bashkëpunimi dhe përbërja e listës zgjedhore, garantojnë fitore madhështore që do të vulosë pushtetin e partive shqiptare në Malësi

UNSH ka kënaqësinë të njoftojë përkrahësit e partive shqiptare kudo janë ,se është dorëzuar lista e përbashkët e koalicionit të partive shqiptare që bëjnë FORUMIN SHQIPTAR, për zgjedhjet lokale për Komunën e Tuzit, më 5 mars 2023.

Bashkëpunimi i ASH,UNSH dhe LDSH, si dhe përbërja e listës zgjedhore, garantojnë një fitore madhështore që do të vulosë pushtetin e partive shqiptare në Malësi, që do t’u garantojë të drejta edhe të gjitha pakicave që jetojnë në trevën tonë.

Shprehim kënaqësinë tonë, poashtu, që listës sonë , në finale, i erdhi përkrahja edhe nga Lista për Ndryshime e grupi qytetar, e cila braktisi radhët e UDSH-së, pasi që kjo parti pranoi të futet në një koalicion të përçudshëm joshqiptar, përkatësisht në listën e DPS dhe të boshnjakëve, ku mund të gjeshë çkado tjetër, por jo mendje e zemër shqiptare. Natyrisht, ne nuk do të lejojmë që Malësia të mbetet në duar të intersxhinjëve të vegjël, sepse Malësia është e madhe dhe të tillë do ta ruajnë partitë shqiptare, se bashku me diasporën tonë fantastike e cila kurrë nuk është kursyer për të mirën e vendlindjes së vet dhe amanetin e të parëve tonë që kanë lënë gjurmë në historinë e gjithëmbarshme të kombit tonë.

E paçim me fat fitoren e 5 marsit, të bashkuar e dora-dora, siç na thonë Bratila e diaspora!

Banner

Related posts

FJALIMI I ALI AHMETIT NË ÇELLOPEK

Gjyla Halili

Arsyeja pse s’duhet ta vendosni shalqirin në frigorifer

admin

Deri në fund të ditës reshjet do të ndalen, nga nesër pasdite do të ketë reshje të reja, më të rrëmbyeshme në pjesët perëndimore

Gjyla Halili

Leave a Comment