AKTUALE

“Mbledh tatim, ndërsa tatimin nuk e paguan” – Xhemaili akuzon Nesimin se e ka zhytur Myftininë në borxhe

Banner

Rreth çështjes së tregut të grave në Tetovë reagoi edhe myftiu Selver Xhemaili. Ai fajëson Qani Nesimin për mbledhjen e këtij tatimi nga tregtarët, ndërsa shton se Myfteninë e ka zhytur në borxhe.
Edhe pse i shpallur myfti nga Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë, Selver Xhemaili nuk mund të hyjë në Myftini të Tetovës. Ai thotë se ka marr kërcënime ndërsa shton se Qani Nesimi nuk ka asnjë dokument që është myfti i Myftinisë së Tetovës.

Xhemaili tha se çdo ditë i trokasin në derë persona të cilët i kanë dhënë borxh privat Qani Nesimit, por ky i fundit ka deklaruar që të njëjtat do t’i paguajë myftinia. Sipas Xhemailit, bëhet fjalë për dhjetarë mijëra euro.

Kontaktuam me myftiun Qani Nesimi, dhe e informuam për akuzuat e lëshuara nga ana e Selelevr Xhemailit, por Nesimi na tha se pasi të shohë akuzat do të përgjigjet.

Related posts

VLEN: Lista e zezë është e vërteta e BDI-së, manipulimet e anketave nuk e nxjerrin nga balta

Gjyla Halili

Mexhiti: BDI nuk ka kauzë për protesta dhe destabilizime

Gjyla Halili

SBASHK: Mbështesim mediat, sulmet e Qeverisë ndaj gazetarëve ka kohë që kanë nisur

admin