SHQIPËRI

PS kërkon përjashtimin për 10 ditë të deputetëve të PD-së që bllokuan seancën, mblidhet Komisioni i Etikës

Partia Socialiste kërkon përjashtimin për 10 ditë të deputetëve të PD-së që bllokuan seancën.

Mbledhjen e Komisionit të Etikës është përfshirë nga debate mes deputetëve të maxhorancës dhe opozitës, të cilët kundërshtojnë kërkesën.

Zhupa: Keni shkelur rregulloren, nuk ia hiqni dot të drejtën e fjalës, nuk na e hiqni dot të drjëtën që na ka dhënë Kushtetuta, do garantojmë jo vetëm të drejtat, por jemi për të garantuar të drejtat e qytetarit. T’i shikojmë provat dhe t’i gjykojmë.

Bushka: Cilat janë argumentet tuaja?

Zhupa: Argumentet janë se nuk ka prova.

Vokshi: Kush e caktoi datën sot?

Bushka: Duhet të ndërpresim mbledhjen.

Baçi: Është mungesë serioziteti zonja Bushka, nuk jemi në dispozicionin tuaj të rrimë gjithë ditën. Ju lutem të flasim.

Boçi: Nuk kemi bllokuar foltoren, kemi ushtruar të drejtën tonë të fjalës, e drejtë e mohuar. Vazhdojmë të ushtrojmë të drejtën tonë si deputetë të zgjedhur nga votuesit me të gjitha rrugët ligjore. Kemi kërkuar zhvillimin e një seance sipas rregullores seancë pyetjesh e zhvilluar nga këta që duan të bëjnë gjyqin politik. Kryeministri duhet të vijë dhe të paraqitet. Ka qenë një seancë për zhvillim pyetjesh, jemi para një gjyqi politik me telefonata e urdhra, ai ika frikë të përballet me të vërtetën dhe me atë që I ka plasur në dorë. Ajo ka falsifikuar procesverbalin e seancës së kaluar, është një lloj manekini që i përgjigjet.