SPORT

FFK e dënon sulmin ndaj Statovcit

Federata e Futbollit e Kosovës e dënoi sulmin ndaj trajnerit të Kombëtares U15, Faruk Statovci, që u sulmua të dielën mbrëma pranë banesës së tij. FFK-ja tha të hënën se një ngjarje e tillë është e rëndë, jo vetëm për familjen e trajnerit, por edhe për komunitetin e futbollit në tërësi.

FFK e dënon ashpër dhunën e ushtruar ndaj trajnerit Statovci, i cili tash e sa kohë me përvojën dhe intelektin e tij kontribuon edhe në cilësi të analistit në disa emisione sportive në televizionet vendore.

“Një ngjarje e tillë e rëndë e ka goditur jo vetëm familjen Statovci, por edhe komunitetin e futbollit në tërësi. Prandaj, i bëjmë thirrje autoriteteve ligjzbatuese në vend që të punojnë në mënyrë intensive për hetimin dhe zbardhjen e këtij rasti, në mënyrë që personat që ndërmorën këtë akt çnjerëzor të vihen sa më parë para drejtësisë”, thuhet në reagim.

Ky institucion deklaroi se veprimet e tilla cenojnë lirinë e shprehjes, por edhe imazhin e futbollit.

“Njëherësh FFK dhe i gjithë komuniteti i futbollit i dëshiron Faruk Statovcit shërim të shpejtë dhe rikthim në punën e tij të përditshme si trajner i grupmoshave të reja”.

Related posts

Peja mposht Vëllaznimin me 47 pikë dallim

admin

Nuk e tremb as “Air Albania“ e stërmbushur, lojtari i Polonisë: Do të marrim 6 pikët ndaj Shqipërisë dhe Ishujve Faroe

admin

Futbollisti i Ballkanit, Nazmi Gripshi më i miri i xhiros së 23-të në Albi Mall Superligë

admin

Leave a Comment