Kryetari i Forumit Shqiptar në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, ka përcjellë urimet e tij me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, duke iu drejtuar të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen.
Në mesazhin e tij, Gjeloshaj ka uruar shqiptarët për këtë festë të rëndësishme kombëtare, duke shprehur krenarinë dhe dashurinë për flamurin kuqezi.
“Urime Dita e Flamurit, motra e vëllezër shqiptarë! Rroftë flamuri kuqezi!”, është mesazhi i Nik Gjeloshajt me rastin e kësaj feste kombëtare.
28 Nëntori mbetet një datë e veçantë në historinë e kombit shqiptar, simbol i lirisë, identitetit, krenarisë dhe bashkimit kombëtar.
Gëzuar 28 Nëntorin! 🇦🇱
