AKTUALE

Demiri: Do të ndihmojmë që të mbulohen shpenzimet për mjekimin e Leonidit në Vjenë

Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë do të gjejnë zgjidhje me të cilën do t’i ndihmohet Leonid Indov, gjegjësisht do t’i mbulojë shpenzimet për mjekim në Vjenë, tha ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Zgjidhje sistematike, siç tha Demiri, në periudhën parazgjedhore dhe në kohën e qeverisë teknike nuk mund të gjendet.

“Deri tani është bërë shumë. Kemi folur me familjen e tij dhe së shpejti do të ketë epilog. Nuk dua fushatë mediatike, dua të gjej një zgjidhje. Pra, Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë janë plotësisht të përkushtuar dhe do të gjejmë zgjidhje për të ndihmuar jo vetëm Indovin, por çdo pacient që ka nevojë”, tha Demiri.

Ai kujtoi se duhet të gjendet zgjidhje me të cilën do të jetë i kënaqur Indov dhe do të mbulohen shpenzimet, ndërsa për zgjidhje sistematike do të flasim pas zgjedhjeve.

Banner

Related posts

Punonjësit e Postës së Maqedonisë sot do të mbajnë protestë dy orëshe për pagat e vonuara

Gjyla Halili

Ademi: Si mund të shfuqizohet një vendim që, sipas VLEN-it, nuk ka qenë kurrë në fuqi?

Gjyla Halili

VLEN: Partia”Non Grata”po shqetësohet për shërbimet sekrete!

Gjyla Halili