AKTUALE

34 vende në podiumin e fituesve: Adyan Ajeti dhe Muhamed Imeri, krenaria e shkollës “Istikball” në Tetovë!

Dy nxënës të shkollës fillore “Istikball” në Tetovë, Adyan Ajeti (13 vjeç), nxënës i klasës së VIII-të, dhe Muhamed Imeri (14 vjeç), nxënës i klasës së IX-të, po shënojnë suksese të jashtëzakonshme në sportin e kikboksit dhe MMA-së.

Si pjesëtarë të klubit Wolf Kickboxing MMA – Tetovë, nën drejtimin e trajnerit Naim Samiu, dy sportistët e rinj kanë dëshmuar përkushtim, disiplinë dhe talent të veçantë, duke arritur rezultate mbresëlënëse në gara kombëtare dhe ndërkombëtare.

Deri më tani, Adyan Ajeti ka fituar plot 22 vende të para, ndërsa Muhamed Imeri ka arritur të fitojë 12 vende të para dhe 2 vende të dyta.

Deri më tani, Adyan Ajeti ka fituar plot 22 vende të para, ndërsa Muhamed Imeri ka arritur të fitojë 12 vende të para dhe 2 vende të dyta.

Me sukseset e tyre, ata kanë përfaqësuar denjësisht klubin, shkollën dhe vendin, duke marrë pjesë edhe në gara ndërkombëtare, përfshirë garën botërore të mbajtur në Madrid të Spanjës.

Këto rezultate janë dëshmi e punës së palodhshme, përkushtimit dhe vullnetit për sukses të dy sportistëve të rinj, të cilët, krahas angazhimit në mësime, po ndërtojnë me hapa të sigurt një të ardhme premtuese në sport.

Shkolla fillore “Istikball” shpreh krenarinë për arritjet e Adianit dhe Muhamedit, duke i përgëzuar ata, trajnerin e tyre dhe familjet për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm.

Urime kampionëve tanë! Sukseset tuaja janë motivim dhe frymëzim për të gjithë nxënësit. Ju priftë e mbara drejt fitoreve të reja! 🏆👏

Ja postimi plotë:

🏆 MUHAMED IMERI DHE ADIAN AJETI– KRENARIA E SHKOLLËS SONË!

Nxënësit Adijan Ajet 13 vjeç nxënës i klasës së VIII-të dhe Muhamed Imeri, 14 vjeç nxënës i klasës së 9-të në shkollën fillore “Istikball” – Tetovë,janë një shembull i shkëlqyer i përkushtimit dhe suksesit në sport.

Si anëtarë të klubit Wolf Kickboxing MMA – Tetovë, nën drejtimin e trajnerit Naim Samiu, Adiani deri tani ka fituar 22 vende të para kurse Muhamedi deri më tani ka fituar 12 vende të para dhe 2 vende të dyta, duke përfaqësuar me sukses klubin dhe vendin në gara kombëtare dhe ndërkombëtare, përfshirë garën botërore në Madrid të Spanjës.

Shkolla jonë është krenare për sukseset e Adianit dhe Muhamedit dhe ju dëshiron edhe shumë fitore të tjera në rrugëtimin e tij sportiv!

Urime Adian dhe Muhamed! Vazhdoni të na bëni krenarë! 👏🏆

Banner

Related posts

Mickoski: Nesër nuk do të ndodhë asgjë, procedura mund të zgjasë me vite!

Gjyla Halili

Memorandum për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Administratës Publike dhe Ambasadës së Francës

Gjyla Halili

Ligji për masa restriktive/ Kovaçevski: Miloshoski të mos e bllokojë ligjin, të futet në komision!

Gjyla Halili