AKTUALE

Ligji për masa restriktive/ Kovaçevski: Miloshoski të mos e bllokojë ligjin, të futet në komision!

Duke komentuar vendosjen në “listë të zezë” amerikane të Katica Janevës dhe Stevço Jakimovskit, Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, deklaroi se janë vendime të institucioneve amerikane dhe se Qeveria ka përgatitur ligjin për masa restriktive, I cili nuk mund të kalojë procedurën parlamentare. Ai I bëri thirrje deputetëit të VMRO-DPMNE-së, Antonio Miloshoski, që këtë ligj ta vendos në rend dite të komisionit.

“Duke marrë parasysh se SHBA-të janë partneri ynë strategjik sikurse BE-ja dhe OKB-ja, Qeveria përgatiti ligj për masa restriktive që është dorëzuar në Kuvend. Unë I bëj thirrje deputetit Miloshoski dhe partisë së tij VMRO-DPMNE që të mos e bllokojnë ligjin dhe ta futin në procedurë parlamentare. Nëse jo, duhet t`i tregojnë arsyet”, tha Dimitar Kovaçevski.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Miloshoski, ëhstë prononcuar përmes Facebookut. Sipas tij, Qeveria BDI – LSDM po frikësohet t`i shfrytëzojë bazat ligjore për bashkëpunim ndërkombëtar penal me SHBA-të dhe të inicojë hetime për Ramiz Merkon, Katica Janevën dhe funksionarët tjerë që janë pjesë të “listës së zezë” të Uashingtonit zyrtar.

Ai ka rikujtuar se Maqedonia, në vitin 2021, ka miratuar Ligjin për bashkëpunim ndërkombëtar në materjen penale, ligj ky që është nënshkruar nga Presidenti Pendarovski dhe është publikuar në “Gazetën Zyrtare”.

Banner

Related posts

Arjanit Hoxha pas deklaratës së Bekim Qokut: Pse po shqetsohen më shumë për “borxhin” ndaj Albin Kurtit sesa për borxhin që i kanë shqiptarëve në këto 10 muaj qeverisje.

Gjyla Halili

Mexhiti: VLEN në zgjedhje lokale do të shkojë me kandidatë të përbashkët, me lista të përbashkëta dhe me shtab e program të përbashkët

Gjyla Halili

Regjim i posaçëm komunikacioni në Shkup

Gjyla Halili