Me rastin e zgjedhjes së z. Arkin Jahiji në krye të Komunës së Bërvenicës, Myftiu i Tetovës Dr.Hfz. Selver ef. Xhemaili, sot, i shoqëruar nga sekretari i Myftinisë Semir ef. Fazliji dhe shefi i kabinetit Muhamed ef. Berzati, realizuan një vizitë zyrtare urimi.
Duke qenë se Komuna e Bërvenicës është njëra nga gjashtë komunat që përfshihen në territorin e Myftinisë së BFI – Tetovë, bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë në shërbim të besimtarëve dhe të gjithë qytetarëve.
Në përmbyllje të takimit, Myftiu i Tetovës i uroi z. Arkin Jahiji shëndet, mbarësi dhe suksese në udhëheqjen e komunës, duke shprehur besimin se mandati i tij do të sjellë punë të mbara dhe zhvillim të vazhdueshëm në dobi të të gjithë banorëve të Bërvenicës.
